BE mblidhet të diskutojë konfliktin në Gaza

Nga Exit News
BE mblidhet të diskutojë konfliktin në Gaza

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen të martën për të diskutuar konfliktin e dhunshëm midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Njoftimi u bë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme Josep Borrell të dielën në rrjetin Tëitter.

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një videokonferencë të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të BE të Martën,” shkruan Borrel .

“Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, shtoi ai.

Vetëm një ditë më parë Borrel informoi se ishte në kontakt me homologët e tij në Izrael e Palestinë “për të mbështetur përpjekjet për shtensionimin e situatës” të cilën e cilësoi “jashtëzakonisht shqetësuese”.

“Prioriteti dhe mesazhi i BE mbetet i qartë: dhuna duhet të marrë fund tani” shkruajti Borrel më herët.

Mesazhet e tij kanë gjetur mbështetjen e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>