Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e Rusisë për të kategorizuar Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke si shtete “jo miqësore”.
Përmes një deklaratë për shtyp të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell blloku e konsideroi masën të pajustifikuar.
Qeveria ruse bëri publike në 14 maj listën zyrtare të vendeve që ajo i cilëson si “jo miqësore”. Ajo u zotua të zbatojë masën për vendet e tjera nëse ata përfshihen në “veprime jo miqësore”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të rishikojë vendimin e saj, për të shmangur një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënies sonë që është tashmë nën tension. BE do të vazhdojë të koordinojë pozicionin e saj me partnerët e saj,” u shpreh Borrell.
Ai i bëri thirrje Rusisë t0i përmbahet Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike mes vendeve.
“Ne shprehim solidaritetin e plotë me Republikën Çeke, një vend anëtar të BE, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të respektojë plotësisht Konventën e Vjenës,” shtoi ai.
Më herët, edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e quajti vendimin e qeverisë ruse “një hap tjetër shkallëzues” që “minon marrëdhëniet diplomatike”.
Përcaktimi si “vend jo miqësor” nënkupton se Shtetet e Bashkuara nuk mund të punësojnë personel vendas për misionet e tyre diplomatike në Rusi. Ndërkohë që për Republikën Çeke numri i punësimeve të personelit vendas kufizohet në 19.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar muajt e fundit, ku pika e fillimit ishte akuza që SHBA-të bën ndaj presidentit Putin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale 2020, për të vijuar më pas me përplasjen për praninë e shtuar ushtarake të Rusisë në Ukrahinën Lindore dhe me Pragën që e akuzon se ka qënë pas shpërthimit të një depoje municionesh në 2014.