NATO përgënjeshtron Vuçiç: KFOR nuk largohet nga Kosova

Nga Exit News
NATO përgënjeshtron Vuçiç: KFOR nuk largohet nga Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg  hodhi poshtë deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për largimin e KFOR-it nga Kosova.

“KFOR siguron një mjedis të sigurt dhe garanton lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, bazuar në mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Aleatët e NATO-s janë të vendosur për KFOR-in dhe për misionin e tij të rëndësishëm”, u shpreh Stoltenberg gjatë takimit me Presidentin Aleksandër Vuçiç në selinë e NATO-s, sipas njoftimit për media.

Stoltenberg u shpreh se NATO mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës:

“Dialogu konstruktiv është thelbësor për stabilitetin në këtë rajon dhe unë vazhdoj t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të përfshihen në dialog”.

Ai u shpreh gjithashtu se Serbia mund të zgjedhë nëse do te jetë ose jo anëtare e NATO-s, por theksoi se “partneriteti me NATO-n mund të sjellë përfitime të vërteta për Serbinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>