BE-ja ngrin investimin me Bjellorusinë

Nga Exit News
BE-ja ngrin investimin me Bjellorusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të hënën pasdite se BE-ja do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë eurosh me Bjellorusinë.

“Ne do të bëjmë presion mbi regjimin derisa ai të respektojë përfundimisht lirinë e medias, lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit,” deklaroi Von der Leyen përpara një takimi të liderëve të BE në Bruksel.

Reuters raporton se ata do të diskutojnë vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Bjellorusisë.

Masat e reja do të drejtohen kundër individëve të përfshirë në uljen e detyruar të avionit Ryanair, biznese dhe njësi ekonomike që financojnë udhëheqjen e vendit dhe sektorin e aviacionit bjellorus, shtoi Von der Leyen.

Vendimi erdhi pasi  autoritetet bjelloruse ulën një avion të Ryanair që udhëtonte nga Greqia për në Lituani, me pretekstin se kishte rrezik bombe në bord.

Rreziku rezultoi i pabazë, por ndërkohë autoritetet vendase arrestuan gazetarin disident, Roman Pratasevich.

Më herët, BE-ja thirri për shpjegime ambasadorin bjellorus në Bruksel, Aleksandr Mikhnevich. Ajo dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Pratasevich.

Më herët, Presidenca franceze e BE-së i ka kërkuar Organizatës së Aviacionit Civil për ndërprerje të fluturimeve ndërkombëtare me vendin, por një vendim përfundimtar duhet të marr parasysh edhe kostot për kompanitë e fluturimeve.

Vendimi për devijimin e avionit, sipas mediave lokale bjelloruse, u mor nga presidenti i vendit, Llukashenko.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>