3 persona u arrestuan për transport të paligjshëm emigrantësh në Korçë, të enjten. Të arrestuarit janë M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.
Policia njoftoi se ata po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Shqipëria është kthyer në vendin kryesor të kalimit transit të emigrantëve të paligjshëm.