Palmer dhe Lajçak nisin vizitën e tyre në Kosovë

Palmer dhe Lajçak nisin vizitën e tyre në Kosovë

I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve, Matthew A. Palmer do të zhvillojnë një vizitë dy-ditore në Kosovë.

Ata do të takojnë të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit në Kosovë Palmet dhe Lajçak u takuan para pak ditësh në Bruksel, ku ky i fundit zbuloi në një postim në Tëitter se temat e bisedës lidheshin me Ballkanin Perëndimor dhe dialogun.

Vizita i paraprin takimit të paralajmëruar mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel, në mes të qershorit.

Për këtë qëllim, javën e fundit, Kurti zhvilloi takime me krerët e opozitës, që njëzëri kërkuan një përfshirje më të madhe të SHBA-ve në negociatat me Serbinë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>