Nuk do të ketë bashkësi “monoetnike” të komunave në Kosovë, u shpreh të martën Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas Euroactive.
Më parë, i dërguari special i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thanë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje për çështjen e komunave serbe.
“Ne nuk mund të kemi bashkësi mono-etnike në Kosovë, prandaj është thelbësore që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, të integrohen, në vend që të vazhdojnë të ndarë,” tha Kurti, duke shtuar se dialogu do të vazhdonte në mes të qershorit.
“Nuk ka asnjë presion nga BE ose SHBA-të lidhur me vazhdimin e dialogut. Diskutimet janë në progres, dialogu do të jetë parimor dhe i drejtë, dhe Kosova nuk do të jetë një objekt por një palë në bisedime. Ne do ta përfaqësojmë Kosovën me njohuritë, programet tona dhe ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kemi treguar gjithmonë, ”shtoi Kurti.