Presidenti Meta ka dekretuar ligjin për ekstradimet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Shqipëria dhe SHBA kishin marrëveshje për ekstradim të shtetasve që kërkohen për t’u gjykuar ose dënuar që daton në 1933.
Në 2014 përfaqësues të Departamentit Amerikan të Drejtësisë propozuan rishikimin e traktatit të ekstradimit.
Në dhjetor 2020, qeveria shqiptare dhe SHBA nënshkuan traktatin e ri të ekstradimit dhe Kuvendi e miratoi atë në maj të këtij viti.
Marrëveshja e re ka shtuar veprat penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi. Ato përfshijnë vepra me karakter financiar, tatimor dhe korruptiv.