Një polic i focave “Shqiponja” në Sarandë është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante kokainë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) njofton se polici 38-vjeçar shpërndante kokainë në lokalet e natës në Sarandë.
Në momentin e arrestimit policit iu gjetën 5 gramë kokainë e ndarë në doza gati për tu shitur ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën edhe 165 gram të tjera.