Policia italiane sekuestroi të mërkurën 1 kilogramë kokainë në portin e Brindizit. Kokaina kishte hyrë në Itali në rrugë detare përmes Shqipërisë, në një kamion.
Sipas gazetës italiane Il Quotidiano, të hënën, policia duke kontrolluar një kamion të dyshimtë, gjetën kokainën të fshehur në pjesën e poshtme të kamionit.
Droga u sekuestrua dhe shoferi u arrestua.
Policia ende nuk ka zbuluar destinacionin përfundimtar të drogës, duke qënë se kamioni vetëm do ët kalonte në Itali.