Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kërkesa për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe vjen nga politikanët serbë më tepër se nga njerëzit e thjeshtë.
“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vjen nga njerëzit e thjeshtë por nga politikanët e fqinjit ton verior.”, tha Kurti për KosovaPress.
Kurti përsëriti edhe njëherë qëndimin e tij se asociacion mbi baza etnike, pra një etnik, në Kosovë nuk mund të ketë pasi një gjë e tillë nuk përputhet me rendin kushtetues.
“Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike[…] Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës.”, u shpreh Kurti.
Kjo deklaratë e kreut të qeverisë kosovare vjen një ditë pasi ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett deklaroi në media se Kosova ka detyrim formimin e Asociacionit.
Kosova dhe Serbia firmosën në 2013 në Bruksel marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Një marrëveshje shtesë u arrit dy vite më vonë për themelimin e asociacionit por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet e marrëveshjes janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.