Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit.
Në media raportohet se kryetarja e LSI ia ka bërë të ditur vendimin KQZ-së përmes një letre.
Kryemadhi ishte e para në listën e kandidatëve për deputet në tre qarqe, Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Në zgjedhjet e 25 prillit LSI fitoi gjithësej 4 mandate, 2 në Tiranë dhe nga një në Shkodër dhe Fier.
Në tre vendet e para në listën e Tiranës ishin Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Tashmë që kryetarja e LSI ka marrë mandatin në Fier, do të thotë që Xhixho dhe Vasili do të jenë deputetë të LSI në Kuvend.
Nga ana tjetër, ka mbetur jashtë Kuvendit, Kejdi Mehmetaj e cila ishte e renditur e dyta në Fier. Nëqoftëse Kryemadhi do të zgjidhte të merrte mandatin në Tiranë, jashtë Kuvendit do të mbetej nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.