4 persona u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën të dielën, 00:30, në hotelin Gocaj, Velipojë.
Viktima janë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç. Të plagosur janë shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç.
Drejtori i policisë së Shkodrës Niko Brahimaj në një deklaratë për mediat u shpreh se ngjarja ka ndodhur për ndarjen e zonave të rërë të shfrytëzuara për shezlongje gjatë verës. Brahimaj tha se ka pasur më shuëm se sa një person që ka shtënë me armë.
Policia sekuestroi pamjet fimike dhe një armë pistoletë.