Basha: Rama shpërfill partnerët ndërkombëtar, dëmton interesat e vendit

Basha: Rama shpërfill partnerët ndërkombëtar, dëmton interesat e vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi të premten mbi zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, në seancën e fundit parlamentare të legjislaturës.

Në një postim në rrjetin Twitter, Basha akuzoi kryeministrin Rama se fajëson Evropën “për të fshehur” dështimet personale, ndërkohë që shpërfill rekomandimet e tyre.

“Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA,” shkruan ai.

Basha e konsideroi vendimin një “harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”.

Më herët të premten, përfaqësitë e BE-së dhe OSBE-së në Tiranë bënë thirrje që votimi për përzgjedhjen e kreut dhe anëtarëve të bordit të AMA-s të kryhej nga parlamenti i ri, që do të konstituohet në shtator, pjesë e së cilit do të jetë edhe opozita.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>