Mbi 150 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë, sipas autoriteteve lokale, ndërsa shërbimet e urgjencës vazhdojnë kërkimet për qindra të zhdukur.
Presidenti gjerman, i Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte i “shtangur” nga shkatërrimi i shkaktuar nga përmbytja dhe premtoi mbështetje për familjet e të vrarëve dhe për qytetet që po përballen me dëme të mëdha.
Autoritetet në shtetin gjerman të Rhineland-Palatinate thanë se të shtunën në mëngjes u regjistruan 93 të vdekur, përfshirë edhe të paktën 12 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa në Rhine-Westphalia numri i vdekjeve arriti në 43.
Zyrtarët paralajmëruan që shifrat mund të rriten më tej. Rreth 1,300 njerëz në Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit janë të humbur.
Shërbimi gjerman i motit DWD tha se ua kishte kaluar paralajmërimin autoriteteve lokale, të cilët duhet të ishin përgjegjës për organizimin e çdo evakuimi të nevojshëm.
Ministri i brendshëm, Horst Seehofer, tha se Gjermania “duhet të përgatitet shumë më mirë” në të ardhmen, duke shtuar se “kjo është një pasojë e ndryshimit të klimës”.