Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjykata  e Lartë vendosi të mërkurën pranimin e kërkesës për pezullimin e kontratës së ndërtimit të 2 HEC-eve në Valbonë nga kompania Gener 2 e Dragobia Energy SHPK, si masë e sigurimit të padisë deri në marrjen e një vendimi të prerë në lidhje me çështjen.

Kërkesa ishte paraqitur nga pala paditëse që përbehet nga banorët 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqata “TOKA” dhe  Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES.

Në vitin 2017 e njëjta kërkesë nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.

Banorë dhe aktivist mjedisor kanë protestuar aktivisht vitet e fundit kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, duke argumentuar se ato do të dëmtojnë vlerat unike të ekosistemit të luginës dhe, gjithashtu, edhe potencialin turistik të zonës.

Exit Neës ka shkruar qysh në fillim në lidhje me problemet e ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës, për të cilat mund të lexoni këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>