Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu u liruan nga burgu për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, të hënën, sipas Balkanweb. Ata do të qendrojnë në arrest shtëpie deri në përfundim të gjykimit.
Avdyli, Kala dhe Llatfiu akuzohen për trafik dhe përpunimin e droge. Ata u arrestua pasi policia zbuloi laboratorin e përpunimit të heroinës në Has më 19 tetor 2018.
Policia sekuestroi 150 kilogramë heroine të përpunuar, të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.
Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stalla për bagëtitë.