Një numër rekord emigrantësh të paligjshëm kanë kaluar kufirin nga Bjellorusia drejt Polonisë sipas autoriteteve kufitare polake.
Ato bënë me dije se tre ditët e fundit ishin arrestuar 349 emigrantë të paligjshëm,nga Iraku dhe Afganistani, që kalonin kufirin me Bjellorusinë.
Polonia dhe Lituania janë përballur me një rritje të emigrimit të paligjshëm javët e fundit, për të cilin akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
Ky i fundit po përdorur emigrantët për të bërë presion mbi BE -në për anullimin e sanksioneve ndaj vendit.
Në rastin e Polonisë, ajo po shënjestrohet edhe për shkak të strehimit të atletes bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya, e cila refuzoi të kthehej mr forcë në shtëpi nga Olimpiada e Tokios.
Këtë vit, Polonia ka raportuar ndalimin e 871 emigrantë të paligjshëm, një rritje 4-fish krahasuar me një vit më parë, ku u kapën vetëm 122 emigrant në kufirin me Bjellorusinë.
Polonia dhe Lituania i bënë thirrje për ndihmë institucioneve evropiane, të cilat pritet ta diskutojnë problemin në një takim të jashtëzakonshëm më 18 gusht. Ndërkohë, Blloku do të diskutojë më 18 gusht paketën e re të sanksioneve kundër Bjellorusisë.
Llukashenko u përgjigj duke konfirmuar hapur se po përdorte emigrantët si hakmarrje ndaj sanksioneve, në përvjetorin e zgjedhjeve të kundërshtuara të vitit shkuar, të cilat nxitën një valë të madhe protestash kundër presidentit të vendit.
“(Sanksionet) mund të kenë efektin e kundërt, i cili tregohet nga realiteti i ngjarjeve të sotme në kufijtë Bjellorusi-Poloni, Bjellorusi-Ukrahinë, Bjellorusi-Lituani dhe Bjellorusi-Letoni,” tha ai në një konferencë shtypi të hënën.
Llukashenko ndodhet në pushtet qysh prej 1994 dhe mënyra se si u përball me protetat masive ishte me një valë të pashembulltë arrestimesh, që detyroi aktivist dhe opozitar të iknin në emigrim.
Ai po ashtu urdhëroi në fund të majit devijimin e një avioni të linjës Ryan Air, që synonte arrestimin e aktivistit Roman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapiga.
Llukashenko akuzohet se ka dorë në vrasjen e një aktivisti javën e shkuar në Ukrahinë,ndwrkohw qw atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya kërkoi mbrojtje në Tokio nga frika e kthimit në vend, pasi kritikoi trajnerët e saj.