Vetëm kur shqiptarët të lidhen fort me njëri-tjetrin mund të hapen me fqinjët, u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke ju referuar tërthorazi projektit ‘Open Balkans’, e heqjes së kufirit me Serbinë.
“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, u shpreh ai në një mesazh për aktivitetet në kuadër të “100 vjetorit të – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup, të enjten.
Kurti u shpreh se siguria dhe stabiliteti i rajonit vjen vetëm duke luftuar kriminelët dhe korrupsionin:
“Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin”.
Kjo luftë sipas tij, e mbështetur nga partnerët ndërkombëtar do të luftijë edhe “ndikimin negativ ruso-kineze në shtetet tona, por edhe në rajon”.