Bashkimi Evropian hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19. Vendimi u njoftua të enjten, në faqen zyrtare të BE-së.
Vendet të cilat hiqen nga lista e udhëtimeve jo të domosdoshme pa masa kufizuese me BE-në janë:
- Shqipëria
- Armenia
- Azerbaixhan
- Brunei
- Japoni
- Serbi
“Pas një rishikimi sipas rekomandimit për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme në udhëtimet jo thelbësore në BE, Këshilli përditësoi listën e vendeve të sigurta [ku] u hoqi nga lista Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein Darussalam dhe Serbinë”, shkruan njoftimi i BE-së.
Kjo listë do të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet.
Heqja nga lista do të thotë që Shtetet Anëtare të BE-së do të këshillohen që të rivendosin kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga këto vende.
Kufizimet e hyrjes që së shpejti mund të vendosen për këta udhëtar përfshijnë testimin, karantinë, madje edhe ndalimin e hyrjes për të pavaksinuarit.