Ambasada amerikane shprehu mbështetjen për kreun e PD-së Lulzim Basha, duke u deklaruar se ai “meriton respekt”, pas vendimit për të përjashtuar ish-kreun e vjetër, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Shkak u bë shpallja e këtij të fundit “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.
“Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë – Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar në çuarjen përpara,” shkruhet në deklaratën e ambasadës në rrjetin Twitter, të premten.
Më pas ambasada thekson se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojëme opozitën për të forcuar marrëdheniet mes vendeve
“SHBA-ja ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipër,” përfundon deklarata.