Gjykata shtyu për herë të dytë senacën për padinë e kreut të PD, Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shpifje.
Seanca u shty pasi avokati mbrojtës i Veliajt nuk u paraqit.
Në seancën e parën e parë të procesit, palët u pyetën nëse ka ndonjë mundesi për zgjidhjen me pajtim apo jo. Basha nuk ka pranuar të pajtohet me Veliajn.
Basha akuzon Veliajn se ka shpifur ndaj tij, konkretisht në tre deklarata:
- Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
- Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
- Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.
Çështja do të gjykohet nga GjKKO pas vendimit të Gjykatës së lartë, të 27 korrikut, ku sqarohet se gjykimi i akuzava për shpifje ndaj funksionarëve publik janë kompetencë e GJKKO-së.