Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të presë vendimin e BE-së për anëtarësim kurdoqoftë vendimi.
Në një intervistë për gazetën austriake Kurier, Rama u shpreh se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç BE-së për Shqipërinë: “Shqipëria duhet të bëhet një shtet anëtar plotësisht funksional i BE-së”.
Ai theksoi se vendimi për pranimin në BE varet nga politikat e brendshme të shteteve anëtare, dhe nuk ka lidhje me Shqipërinë:
“BE-ja është peng këtu. Shtetet e BE-së nuk veprojnë në mënyrë eksplicite ndaj nesh, ato veprojnë në këtë mënyrë edhe ndaj vetvetes”.
Të mërkurën u mbaj takimi BE-Ballkani Perëndimor në Brdo. Në përfundim të takimit, udhëheqësit e BE-së premtuan fonde dhe shprëhën mbështetjen për anëtarësim. Por, ata nuk dhanë asnjë datë se kur mund të ndodhë kjo.