Zgjedhjet në Dibër – Çfarë thanë Rama dhe Basha?

Zgjedhjet në Dibër – Çfarë thanë Rama dhe Basha?

Kandidatët për Bashkinë Peshkopi Muharrem Rama dhe Sherefedin Shehu u prezantuan këtë javë nga kryetarët e partive përkatëse, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu me qytetarët dibranë ditën e martë zyrtarizoi kandidaturën e Zotit Rama dhe pohoi se:

Nuk largohem nga kryeministria pa bërë “Rrugën e Arbrit”.

Vota juaj për Muharremin do të jetë vazhdimi një pune të nisur, i një pune që ne nuk duhet në asnjë mënyrë ta lëmë përgjysmë këtu.

Nuk duhet ta rrezikojmë me figura të lodhura, të cilat meritojnë nderime në prag të daljes në pension.

Ftoj të gjithë mbështetësit e PD, që mes një burri të mirë por i lodhur dhe që duhet të dalë në pension, dhe mes Muharem Ramës, të zgjedhin Ramën”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në prezantimin e Zotit Sherefedin Shehu përpara qytetarëve dibranë, ditën e premte tha se:

Sherefedin Shehu përfaqëson shqiptarin e  fortë, me karakter, që pushteti dhe politika nuk e ka prishur, po e ka skalitur për të marrë përgjegjësi.

Edi Rama erdhi në Peshkopi dhe tha ca gjëra, po nuk tha ca gjëra që populli nuk mund t’i t’i injorojë. Nuk foli për kryetarin e tij “me besë burri” pse e hoqi.

Nuk u tha pse e hoqi Shkëlqim Canin nga ministër Financash.

As për Rrugën e Arbrit nuk tha asnjë fjalë.

As për Skavicën nuk ju tha asnjë fjalë, se me miqtë  tij turq do të bëjë hidrocentralin që të përmbytë gjysmën e Dibrës. 

Nuk ju tha as që një ditë më parë i firmosi Sadri Abazit, disa milionë euro.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>