Ambasadori i OSBE-së mediave: Stop videove të përgatitura nga partitë

Ambasadori i OSBE-së mediave: Stop videove të përgatitura nga partitë

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, theksoi sot rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017.

Zoti Borchardt, i ftuar në Forumin për Zhvillimin e Medias, tha se një nga 84 rekomandimet kërkon ndalimin e transmetimit të pamjeve filmike të prodhuara nga partitë politike.

“Më lejoni t’ju rikujtoj një prej rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në vitin 2015: “shfuqizimi i dispozitave të Nenit 84 të Kodit Zgjedhor që lejon filmimet e prodhuara nga partitë politike të transmetohen në lajme”, deklaroi ambasadori.

Deklaratat e ambasadorit vijnë pak ditë pasi kryetari i sapozgjedhur i Komisionit Qendror Zgjedhor, Denar Biba deklaroi se “nuk ka kohë, të paktën për zgjedhjet e vitit 2017” për të bërë një reformë të mirëfilltë zgjedhore.

Ambasadori i OSBE-së shprehu gjithashtu mbështetjen për gazetarët dhe dënoi punësimin informal nëpër mediat shqiptare.

“Kjo sjell mungesën e pavarësisë editoriale dhe i hap derën presioneve të ndryshme. Ne bëjmë thirrje për zbatimin e kodit të punës në të gjitha kompanitë mediatike,” u shpreh Zoti Borchardt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>