Kryeministri Rama mbështet në heshtje lirimin e Lulzim Berishës

Kryeministri Rama mbështet në heshtje lirimin e Lulzim Berishës

Në argumentimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin e parakohshëm të Lulzim Berishës të botuar në Reporter.al është përfshirë edhe një letër e Kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili del garant për punësimin e tij.

Në një reagim për televizionin News24, Zoti Dako u shpreh se ky është një veprim i zakonshëm për të gjithë të burgosurit.

Është një pune vullnetare, nuk është punë me pagesë. Nuk ka ardhur ende referimi nga gjykata. Kemi mbajtur qendrim korrekt si me të gjithë të burgosurit. Lul Berisha do të angazhohet në një nga ndërmjarrjet e Bashkisë si vullnetar. Bashkia ka përdorur procedura standarte si për të gjithë të burgosurit.

Por, sipas Reporter.al letra e Zotit Dako ka qenë vendimtare për vendimin e gjyqtarëve. Gjyqtarët kanë argumentuar se: “pozitiv vlerësohet fakti se aktualisht kërkuesi Lulzim Berisha ka një mundësi punësimi të garantuar nga Bashkia Durrës”.

Kryeministri Rama ende nuk ka reaguar në lidhje me përfshirjen e Kryebashkiakut të PS-së Vangjush Dako në lirimin e Lul Berishës.

Megjithëse, shpesh herë kryeministri i është drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve duke i quajtur “koorporatë që shesin drejtësinë si mall”, për kryebashkiakun e tij, i cili ndihmoi në lirimin e një personi të dënuar për pesë vrasje, ai ende nuk ka thënë asgjë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>