Gazeta italiane LaRepubblica publikoi dje, një shkrim për trafikun e drogës dhe armëve nga Shqipëria në Itali. Ndër të tjera, në shkrim, shqipëtarët cilësohen si “zotër të kanalit të Otrantos.”
Pikat kryesore të shkrimit janë:
- Mafia shqiptare kontrollon trafikun e drogës, armëve dhe tritolit në kanalin e Otrantos.
- “Shqipëtarët zotërojnë ekskluzivisht rrugën ballkanike për në Itali,” shkruhej në raportin e fundit të DIA-s për parlamentin italian. “Ata janë zotërit e kanalit të Otrantos. Në 50 miljet që ndajnë Vlorën nga Salento, asgjë nuk lëviz pa pëlqimin e shqiptarëve.”
- Shqiptarët kanë zgjedhur këtë zonë pasi ka shtrirje të madhe bregdetare, ka shtëpi të pabanuara e rrugë të ngushta për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.
- Trafiku i drogës dhe armëve cilësohet si më i lehtë ndaj shqiptarët kanë zgjedhur ta kryejnë vetë. Ndërsa trafiku i emigrantëve i është lënë organizatave kriminale turke.
- Për të transportuar drogën, shqiptarët përdorin gomone, motorë ujë dhe helikopterë të vegjël.
- Më parë, mbjellja dhe prodhimi i drogës në Shqipëri ishte përqëndruar në zonën e Lazaratit, ndërsa tani është përhapur në gjithë Shqipërinë.
- Në operacionet e fundit të policisë italiane, janë kapur mijëra ton drogë e ardhur nga Shqipëria. Operacioni i fundit ishte ai i mëngjesit të një janarit, ku u kapën 17 thasë me drogë, me një vlerë në treg prej 7 milionë eurosh.
- Po ashtu, më një janar u kapën dhe 22 kilogramë tritol në zonën e njohur si Torre San Gennaro.