Sipas BBC, Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka deklaruar se Kosova dhe Serbia ishin në “prag lufte” pas ndalimit të trenit me simbole kombëtare serbe në kufirin kosovarë. Gjithashtu, Nikoliç ka thënë se do të jetë i gatshëm të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë, nëse shfaqet nevoja.
Por, drejtuesit e lartë të Kosovës i vlerësuan masat e marra për ndalimin e trenit më parullë “Kosova është Serbi” të domosdoshme për të ruajtur sovranitetit e shtetit të Kosovës.
Treni, dhuratë e shtetit rus për Serbinë u nis nga Beogradi për në Mitrovicë më 14 janar. Ai ishte i mbuluar me simbole dhe ngjyra kombëtare serbe. Në këtë tren udhëtonin qytetarë të thjesht dhe qeveritarë të Serbisë.
Autoritetet kosovare e bllokuan trenin në qytetin e Rashkës, duke ndaluar hyrjen e tij në Kosovë.
Linja hekururdhore Beograd—Mitrovicë ishte inaguruar në vitin 2003, por ajo nuk funksionoi asnjëherë deri më 14 janar të vitit 2016.
Kohët e fundit marrëdhëniet Serbi –Kosovë kanë qenë të tensionuara. Ndërtimi i murit në Mitrovicë, arrestimi i ish-Kryeminsitrit kosovar Ramush Haradinaj në Francë dhe treni i Serbisë tregojnë se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë të bëjë paqe me të shkuarën e saj.