Hipokrizia e BE dhe aktivizimi i Nenit 7 kundër Polonisë

Nga Fitz
Hipokrizia e BE dhe aktivizimi i Nenit 7 kundër Polonisë

Të mërkurën, nënkryetari i Komisionit Europian (KE), Frans Timmermans, njoftoi se BE do të përdorte nenin 7.1 të traktatit të BE kundër Polonisë për arsyen që ai e përshkruante, me “zemrën e rënduar nga mërzia”, si më poshtë:

“[…] ndryshimet legjislative [që do të thotë] pushteti ekzekutiv apo legjislativ tani është krijuar në mënyrë të tillë që shumica në pushtet në mënyrë sistematike të ndërhyjë në përbërjen, pushtetin dhe administrimin apo funksionimin e këtyre autoriteteve – duke e bërë pavarësinë e gjyqësorit plotësisht të dyshimtë e të paqartë.”

Kjo deklaratë vjen pas muajsh kërcënimesh nga BE për Poloninë dhe do të hidhet për votimi në Këshillin Europian të planifikuar në mars.

Një supershumicë prej 4/5-tat do të kërkojë zbatimin e nenit 7.1. Procesi pastaj do të vazhdojë drejt pjesës së dytë, neni 7.2, i cili do të reduktojë në mënyrë drastike të drejtat e votimit të Polonisë në BE. Neni 7.2 kërkon një vendim unanim të të gjithë shteteve anëtare të BE-së, e ndoshta këtu Hungaria mund të vendosë veton e ta prishë vendimin.

Sidoqoftë, njoftimi i Timmermans ka treguar, dhe këtu nuk kemi pse të habitëmi, se KE e kupton rëndësinë e një institucioni të pavarur ligjor.

Ky fakt na bën të ngremë pyetjen: nëse BE-ja do të ishte e gatshme të ndërmerrte një veprim të tillë historik me një vend brenda kufijve të saj, pse atëherë ata jo vetëm po qëndrojnë totalisht të heshtur, por në të vërtetë po mbështesin emërimin antikushtetues nga qeveria Rama 2 të një Prokurori të Përkohshëm të Përgjithshëm të zgjedhur me shumicë të thjeshtë në parlament?

Dallimi më i dukshëm këtu është se Polonia është  anëtare e BE-s, duke u bërë kështu një çështje e brendshme, ndërsa Shqipëria është një prej atyre vendeve të Evropës Juglindore që përbëjnë “pjesën e poshtme të barkut të Evropës”, jo e brendshme, por me lidhje të drejtpërdrejtë. Është e natyrshme dhe korrekte që KE t’i trajtojë çështjet e brendshme dhe të jashtme në mënyra të ndryshme.

Gabimet e ndërhyrjes shumë të drejtpërdrejtë në punët e jashtme nga fuqitë më të mëdha është një mësim i cili është përsëritur disa herë dhe vetëm aktorët më naivë nuk kanë arritur të mësojnë prej tij.

Dikush mund të presë me shumë të drejtë, që KE të shprehë mosmiratimin e saj dhe ndoshta të bëjë një kërcënim të butë, pa vepruar në mënyrë shumë të dukshme që mund të duket si imponim mbi sovranitetin e shtetit shqiptar.

Sidoqoftë, një miratim i plotë i zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme është dukshëm hipokrit në krahasim me “zëmrën e rënduar nga mërzia”, me të cilën lajmërohet Procesi i Nenit 7.1.

Çfarë mund të shkaktojë një mospërputhje të tillë? Le të hedhim një vështrim në rajon.

Institucionet analitike pro-BE dhe think-tanks të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre për “shkeljet” e fundit në rajon nga lojtarët e tjerë të mëdhenj, domethënë: Rusia, Kina apo Turqia. Efektet e secilit janë mjaft të dallueshme dhe veprojnë në mënyra të ndryshme  në vende të ndryshme.

Ringjallja e Rusisë që nga vitet 1990 ka parë rritje të ndikimit ideologjik dhe ekonomik të eksportuar në rajon. Akset e saj duket se janë mbështetja rajonale për burimet e energjisë dhe lidhjet historike fetare dhe kulturore me Rusinë.

Marrëdhëniet e saj të punës me Kinën, Turqinë dhe Iranin janë pothuaj fleksibël, me lidhje të dukshme me Serbinë dhe Republikën Serbe (pjesa serbe e Bosnje dhe Herzegovinës) dhe akuzat për përfshirje në paqëndrueshmërinë maqedonase, si dhe me dyshimet për një “grusht shteti” nga fraksionet pro-ruse në Malin e Zi në vitin 2016, prania e një narrative gjithëpërfshirëse ruse për rajonin ka vite që dyshohet, ndërkohë që burimet e saj të buta dhe taktikat hibride merren në shqyrtim.

Kina ka kryesisht një influencë ekonomike, dhe e sheh rajonin si rrugën e saj drejt tregjeve evropiane nëpërmjet Iniciativës “One Road One Belt” dhe forumin e saj 16 + 1. Investimi kinez vjen me më pak ideologji dhe është kështu një opsion shumë tërheqës për elitat e Ballkanit. Ndërkohë që zhvillimi ekonomik i rajonit është në interesat e BE-së, duke përfshirë zhvillimin kinez, kur ky zhvillim financiar bie në kundërshtim me ndikimin e BE-së, atëherë krijohen konfliktet e interesit, siç janë fondet kineze në Republika Srpska, që dëmtojnë sanksionet e vendosura nga Bruksel.

Ndërsa Turqia është në vetvete një vend i angazhuar në një dialog integrimi me BE, megjithëse bisedimet janë në gjumë dhe do të mbetet kështu për disa kohë. Turqia ofron investime të dukshme në formën e xhamive të mëdha, është edhe një eksportues i nepotizmit politik në biznes, stij jo mjaft i shijshëm për shijet europiane.

Arabia Saudite është një faktor tjetër, ndikimi i të cilit vjen në formën e financimit të institucioneve fetare të cilat kanë kontribuar që Kosova për shembull të bëhet kontribuesi më pjellor i Evropës për numrin e luftëtarëve që anëtarësohen në ISIS.

Rolet tradicionale kanë ndryshuar gjithashtu dhe për faktin se BE ka qenë duke eksportuar paqëndrueshmëri në rajon dhe jo qëndrueshmëri. Refugjatët kryesisht sirianë, afganë dhe irakianë që vinin nga Greqia dhe lëviznin nëpër korridorin ballkanik nuk ishin shumë problem për elitat lokale derisa shtetet e BE në veri të korridorit mbyllën kufijtë e tyre.

Me Brexit që do të zërë “vendin dhe kohën” për vitet që vijnë dhe populizmi i krahut të djathtë që nuk ka lënë pothuajse asnjë cep të Evropës të paprekur, e një buxhet i ri evropian që do të negociohet dhe zbatohet në periudhën 2020-26, është mjaft e qartë për të gjithë në rajon se zgjerimi është jashtë axhendës.

Raporti i progresit të pranverës së ardhshme ka të ngjarë të komunikojë këtë – midis rreshtave. Integrimi tani është një karotë në fund të një shkopi shumë të gjatë. Ndërsa ndikimi i jashtëm i Evropës dhe stabiliteti i brendshëm zhyten, tregimet alternative rajonale të fuqive të tjera të mëdha rriten pa u kërcënuar.

Është cinike të mendosh, por duket se duke qeshur dhe duke përgëzuar qeverinë e Ramës kur merr më shumë fuqi për vetë mund të jetë, në të kundërt të asaj që pritet, e pëlqyeshme.

Le të “ngrijë” Shqipëria dhe të buzëqeshë nëse Rama konsolidohet dhe bëhet gjithnjë e më shumë një Erdogan në miniature, ose hidhet nga pushteti nga populli shqiptar para se t’i mbarojë mandati – të dyja mundësitë janë një hap i mirëpritur mbrapsht.

Kështu përgjigjia ndërkombëtare për kryeprokurorin e përkohshëm është më pak një heshtje në shenjë  respekti dhe më shumë një shenjë bashkëfajësie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>