Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet e Asamblesë së Kosovës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. Qeveria amerikane i bënë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të mos ndërhyjnë në Gjykatën Speciale.
Më poshtë deklarata e plotë e qeverisë së SHBA-ve:
Shtetet e Bashkuar janë të shqetësuar për përpjekjet e fundit të Asamblesë së Kosovës për të shfuqizuar Gjyaktën Speciale, gjykata vendosi të shqyrtojë çështje të lidhura me krimet kundër njerzimit, krimet e luftës, dhe krime të tjera të rënda të kryera gjatë viteve të luftës 1998-2000. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve politik në Republikën e Kosovës të mbajnë zotimet e tyre për punën e Gjykatës Speciale dhe të mos ndryshojnë autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës.
Sikurse Sekretari i Shtetit Rex Tillerson u shpreh më 21 dhjetor, ndjekja e drejtësisë në Ballkan nuk ka mbaruar dhe ne mbetemi të angazhuar për të mbështetur drejtësinë për viktimat. Ne përshëndesim kurajon morale të udhëheqësve kosovare, të cilët në vitin 2015 miratuan ligjin dhe ndryshimet kushtetuese, që lejuan ngritjen e kësaj gjykate. Ne nxisim fort udhëheqësit aktualë të Kosovës dhe anëtarët e Asamblesë të mos çbëjnë këtë arritje duke ndërhyrë në gjykatë tani apo në të ardhmen.
Ky reagim vjen pas disa deklaratave të Ambasadës amerikane në Kosovë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të zhbërë Gjykatën Speciale. Këto reagime nuk janë marre në konsideratë nga qeveria e Kosovës. Madje sot sipas gazetës Blic Presidenti i Kosovës Hashin Thaçi ka deklaruar se kërkesa për zhbërjen e Speciales nuk do të sjellë përplasje me ndërkombëtarët.