Artistët kanë vendosur të ngrejnë çadra duke filluar nga sot në orën 19:00 në sheshin para Teatrit Kombëtar deri në plotësim të kërkesave të tyre. Vendimi i tyre u bë publik pas dështimin të dëgjesës me artistët të organizuar dje nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në deklaratën për shtyp, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shkruajnë se:
“Artistëve nuk mashtrohen nga deklaratat e zyrtarëve nën nivelin e kryeministrit. Me këtë rast ne deklarojmë se takimi nuk solli asnjë rezultat konkret dhe se palët kanë pozicione diametralisht të kundërta. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër aleancave mafioze të pushtetit me biznesin, derisa qeveria të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt-ligj dhe t’i hapë rrugën dialogut për rindërtimin e teatrove kombëtare, dyfishimin e buxhetit të kulturës dhe miratimin e ligjeve demokratike për artin në përgjithësi dhe teatrin në veçanti”.
Kryebashkiaku Veliaj, dje nuk u tërhoq nga planet e qeverisë për t’i dhënë me ligj të veçantë pronën publike kompanisë private Fusha shpk.