Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia e Shteti, për gazetaren e Ora News, Nertila Dosti. Ata u shprehën se:
“Studentët u dhunuan dhe kjo punë do të përfundojë keq, kaq”.
“Turp të kenë, pse na largojnë me dhunë ne? Polici i tha policëve privatë të sigurisë të na largojnë ne, pse merr urdhër ky nga polici? Zoti administrator ka thënë që policia nuk ka të drejtë të futet brenda Fakultetit pa pasur akte dhune, pa pasur një arsye. Çfarë arsye pati policia që futet këtu?Ne kemi ardhur këtu vetëm në mënyrë paqësore, shkolla është e jona dhe kemi gjithë të drejtën të rrimë këtu. Ndërkohë që shokët tanë dhunohen brenda, Security bënte gardh dhe nuk lejonte pjesën tjetër të futemi. Edhe unë isha brenda. Polici i shëndoshë me mustaqe më tërhoqi nga rripi, më kapi veç dhe më tha do të rrah.Ta dijë se do ta them këtë dhe në prokurori”.
“Mua më kapën nga fyti dhe nuk më lejonin të futesha brenda. Ku ishte Security për të mbrojtur studentët? Policia nuk ka të drejtë të futet brenda, jo më të dhunojë studentët.Do të qëndrojmë këtu, Fakulteti është i joni.Kemi vendosur për ngujim”.
“Unë isha brenda, më goditi një polic”.
“Ka dy ditë që kemi vijuar ngujimin. Policia shqiptare vjen dhe thyen ligjin.Studentët femra dhe meshkuj tërhiqen zvarrë.Nëse kjo protestë ka qenë paqësore nga fillimi, ishin ata që ndërhynë dhe ja prishën imazhin kësaj proteste. Të gjithë policët që dhunuan sot studentët do të paditen në prokurori”.
Publikuar në Ora News