Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda Idriz Mulkurtin, për probleme me pasurinë.
Trupa e KPK-së, e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Valbona sanxhaktari dhe Genta Bungo vlerësoi gjyqtarin në të trija kriteret, por gjeti probleme në deklarimin e pasurisë dhe mungesës së burimeve ligjore për të justifikuar pasurinë.
Kështu, sipas KPK-së, gjyqtari nuk kishte burime të ligjshme për të paguar një këst prej 20 mijë euro të një apartamenti, shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, një shtëpi me qira në Tropojë dhe një tokë 1 mijë metra katrorë.
As gjyqtari Mulkurti dhe as avokati i tij mbrojtës nuk ishin të pranishëm gjatë seancës ku u mor vendimi për shkarkimin e tij.