Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për Arbër Çekajn dhe dy të arrestuarve të tjerë, të akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, në shkurt 2018.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Çekajt Maksim Haxhia dhe e avokatëve të dy të akuzuarve të tjerë, Donald Lushajt dhe Armando Pezakut.
Gjatë seancës së sotme, prokuroria e Krimeve të Rënda do të lexonte pretencën. Seanca e radhës do të zhvillohet më 8 nëntor.
Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’.
Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit.