Gjykata e Lartë e BE-së, tjetër vendim kundër reformës në drejtësi në Poloni

Gjykata e Lartë e BE-së, tjetër vendim kundër reformës në drejtësi në Poloni

Gjykata e Lartë e BE-së dha sot sërish një vendim kundra reformës në drejtësi në Poloni. Ajo vendosi se ulja e moshës së pensionit për gjyqtarët dhe prokurorët polak bie ndesh me ligjin e BE-së.

Ligji i paraqitur në 2017 nga partia qeverisëse polake Ligj dhe Drejtësi (PiS), u ankimua në Gjykatën e Lartë të BE-së (CJEU) nga Komisionin Evropian. Polonia e ndryshoi moshën e daljes në pension për magjistrantët. Gjithashtu, ata i dhënë ministrit të drejtësisë pushtetin për të zgjatur vitet e tyre të punës.

CJEU vendosi gjithashtu se ndryshimi i moshës për pension midis grave dhe burrave magjistrantë është diskriminim ligjor.

Ndërthyrja e këtyre dy masave ngren dyshime për paanshmërin e gjyqësorit, duke krijuar idenë e qënësishme se ministri i drejtësisë mund të heqë nga puna, kur të mbush moshën e pensionit, atë gjyqtarë që nuk do dhe të zgjasë vitet e punës për një tjetër. Kështu argumentuan gjyqtarët e CJEU-së.

Pavarësisht se Polonia u tërhoq nga ligji në 2018 — qeveria e barazoi moshën e daljes në pension si për burrat dhe për gratë dhe e kaloi të drejtën për të shtyrë moshën e pensionit nga ministri i drejtësisë tek Këshilli Kombëtar i Gjyqësorit Komisioni Evropian e vazhdoi çështjen.

Ky vendim është një ndër disa vendimet e marra kundër reformës në drejtësi në Poloni nga kjo gjykatë. Në qershor, CJEU vendosi se ulja e moshës së pensionin për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, e përcaktuar në reform shkel ligjin e BE-së.

Më 19 nëntor, CJEU do të shqyrtojë edhe ligjëshmërinë e anëtarit të sapozgjedhur të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë.

Sipas një opinioni të përgjithshëm ligjor të gjykatës, emërimi i tij nuk garanton pavarësi të gjyqësorit sepse shumica e anëtarëve të këshillit janë zgjedhur nga politikanët.

Situata në Poloni tregon qartë standardin e dyfishtë të Komisionit Europian në Shqipëri. Komisioni Europian në fakt “në mënyrë sistematike i ka mundësuar” qeverisë dhe parlamenti shqiptarë që të marrin përsipër sistemin e drejtësisë dhe “të ndërhyjnë në përbërjen, kompetencat, administrimin dhe funksionimin e degës gjyqësore nën  justifikimin e” reformës në drejtësi”.

Komisioni dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe “ekspertët e pavarur” të tij në EURALIUS në fakt kanë lejuar vazhdimin e një situate të tillë, siç ishte e qartë në rastin e emërimit të njëanshëm të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, duke e lejuar Markun që dhe të emërojë e shkarkojë prokurorë para se të përfundojë procesi i vetingut dhe të jetë formuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>