Kryeministri Edi Rama do të zëvendësojë Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë (ILD), që e mban peng pa e krijuar, me një njësi të re nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Njësia e re do te kontrollojë dhe nisë hetimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.
Kryeministri Rama kërkon që më anë të kësaj njësie të hetojë pasurinë e prokurorëve e gjykatësve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar procesit të vetingu.
Mbi bazën e këtij kontrolli, Kryeministri do të ketë të drejtën të pezulloj nga puna gjykatësit dhe prokurorët, e më pas do të nisë hetimet ndaj tyre.
Në këtë mënyrë, Rama merr kompetencat e ILD-së dhe po zëvendëson procesin e vetingut duke bërë veting paralel. Kjo gjë do të jetë një mjet presioni dhe do të vërë nën kontrollin e qeverisë të gjithë sistemin e drejtësisë.
Të gjitha ndryshimet do të behen me vendim qeverie dhe jo me ligj.
Në fund Rama paralajmëroi deputetët socialist se “kush nuk voton paketën është i përjashtuar nga grupi paralament i Partisë Socialiste”.