Kryeministri Edi Rama po viziton sot Ukrainën, si drejtues i presidencës së OSBE-së.
Ai do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko.
Kjo është vizita e parë e Ramës në Ukrainë. Ai ndodhet atje bashkë me Zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj.
Si drejtues i OSBE-së, Rama do të vizitojë dhe Rusinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të këtij viti Shqipëria mori presidencën e OSBE-së, organizatës në të cilën bëjnë pjesë 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia dhe që synim kryesor ka parandalimin e konflikteve, vëzhgimin e zgjedhjeve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.
Në deklarata të mëparshme të Kryeministrit Rama, disa nga prioritetet e Shqipërisë për presidencën e OSBE-së janë parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, monitorimi i zgjedhjeve me mbështetje për reforma dhe forcimi i dialogut mes palëve, lufta ndaj korrupsionit,
Në disa nga këto prioritete, Shqipëria nën drejtimin e zotit Rama ka shfaqur probleme vitet e fundit.