Sekuestrohet 1,3 ton kokainë në Maqedoni. Dyshohet se ka kaluar nga Shqipëria

Nga Exit News
Sekuestrohet 1,3 ton kokainë në Maqedoni. Dyshohet se ka kaluar nga Shqipëria

Policia maqedonase sekuestroi sot 1,3 ton kokainë, në një magazinë frutash në fshatin Krushope në afërsi të Shkupit. Lajmi u publikua nga televizioni maqedonas TV21.

Sipas gazetës maqedonase MIA, shoferi i kamioni dhe pronari i magazinës u arrestuan. Operacioni u kryen në bashkëpunim me policinë italiane dhe atë të Malit të Zi.

Kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika Latine në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushope.

Sipas mediave shqiptare kamioni me kokainë ka kaluar në pikën kufitare shqiptare të Hanit të Hotit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>