Borrell diskuton për Përfaqësuesin Special të BE-së me Vuçiçin, Thaçin dhe Kurtin

Nga Exit News
Borrell diskuton për Përfaqësuesin Special të BE-së me Vuçiçin, Thaçin dhe Kurtin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka biseduar dje në telefon me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Albin Kurti. Tema e bisedave ka qenë vendimi i BE-së për të emëruar një përfaqësues special për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit për shtyp të BE-së, Borrell ka theksuar se ky emërim reflekton rëndësinë që ka për BE-në, qëndrueshmëria dhe zhvillimi në vendet e rajonit. Ai përsëriti angazhimin e tij për të ecur përpara me dialogun Serbi-Kosovë dhe mbështetjen e tij për prespektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush do të jetë përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Përendimor. Por, gazeta Ekspress shkruan se sipas burimeve të sja nga Brukseli përfaqesues special për dialogun do të emërohet Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak.

Emërimi i një përfaqesuesi special të BE-së për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor u propozua nga Gjermania dhe Franca në Nentor 2019, pasi  SHBA-të emëruan dy përfaqësues special, Richard Grenell për dialogun Serbi-Kosovë dhe Mathew Palmer për Ballkanin Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>