Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje sot nga Shkodra qytëtarëve t’i bashkohen protestës së thirrur nga Presidenti Meta më 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Nuk jap jetën as për Bashën që të bëhet kryeministër e as për Metën të të rrijë president, por për fëmijët e mi, nëse dikush kërkon tu marrë të drejtën për të jetuar të lumtur në këtë vend të mrekullueshëm. Nëse ambasadorët janë mashtruar dhe gënjyer në mënyrë permanente mos ia pafshim bojën kurrë.”
Kryemadhi e quajti ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj “një alabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë”.
Kryemadhi tha se Ministrja Gjonaj njësoj siç ka fallsifikuar procesverbalin për ekstradimin e Naser Saitin për të shpëtuar e Saimir Tahirin, njësoj do falsifikojë “provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë”.
Kryetarja e LSI-së foli edhe për situatën e rënduar ekonomike të vendit. Ajo tha se “bizneset në Shkodër po shkojnë drejt mbylljes, falimentit. Rroga 200 mijë lekë është luks në Shqipëri”.