Koronavirusi, anullohen aktivitetet sportive në mbarë botën

Nga Exit News
Koronavirusi, anullohen aktivitetet sportive në mbarë botën

Shpërhapja e koronavirusit në më shumë se 35 vende të botës ka bërë që shumë vende të pezullojnë aktivitetet sportive.

Në Itali, shteti më i prekur në Europë, janë pezulluar të gjitha ndeshjet e futbollit të Serisë A, kampionatit më të rëndësishëm italian.

Ndeshja për Kupën e Kampioneve UEFA, Inter-Ludogorets, do të zhvillohet në Milano me dyer të mbyllura, pa tifozë, ditën e enjte. Ndërsa po monitorohet gjendja në Itali për zhvillimin ose jo të ndeshjes Irlandë – Angli.

Në Kinë, garat e makinave Formula Uno, që do të mbaheshin në prill, u anulluan.

Të gjitha ndeshjet e futbolli në Japoni u pezulluan. Ndërsa maratona e Tokios, më 1 mars, do të zhvillohet vetëm për atletët profesionistë.

Përgatitjet për Olimpiadën Tokio 2020 për momentin do të vazhdojnë pavarësisht koronavirusit. Lajmin e dha Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) për Associated Press. Në njoftimin për shtyp, KON lajmëroi se vendimi për pezullimin ose jo të zhvillimit të Olimpiadës në Kinë do të merret në fund të majit.

Gjithashtu KON lajmëron se po bashkëpunon me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për të monitoruar situatën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>