Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-ve, Serbia po nëpërkëmb vullnetin tonë për dialog

Nga Exit News
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-ve, Serbia po nëpërkëmb vullnetin tonë për dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri sot thirrje Serbisë që të ndalë lobimin për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti pohoi se SHBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësuese të dialogut Kosovë-Serbi, duhet të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë që të ndërpresë fushatën e saj politike.

Kurti u shpreh se “vullnetit të mirë për heqjen e pjesshme të taksës” qeveria serbe po i përgjigjet me “intensifikim të fushatës së çnjohjeve të pavarësisë”.

Reagimi i Kurtit erdhi pasi Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajm i cili ishte paralajmëruar nga Presidenti serb Vuçiç.

Kurti i bëri thirrje që:

“[…] Serbia ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. […] SHBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.”

Kryeministri i Kosovës theksoi se qeveria e tij ka treguar qartë se e ka vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo:

“[…] nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet. Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj.”

Në fund të shkurtit qeveria kosovare njoftoi nisjen e heqjes graduale të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>