Rama thirrje qytetarëve: Shmangni sa më shumë kontaktet fizike

Nga Exit News
Rama thirrje qytetarëve: Shmangni sa më shumë kontaktet fizike

Kryeministri Rama i bëri thirrje qytetarë që të zbatojnë këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të kufizojnë sa më shumë konktatet me njerëzit e tjerë, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në mbledhjen e qeverisë për koronavirusin, Kryeministri Rama u shpreh:

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike nuk është një predikim në ajër, por është një thirrje që buron nga këshillat nr.1 të Organizatës Botërore të Shëndetësië dhe të gjithë ekspertëve të fushës në mbarë globin.

Ne vendosëm të mbyllim shkollat, çerdhet, universitetet. Jo për tu dhënë një dy javësh pushim për tu mbledhur nëpër disko, pube, argëtuar si të ishte një kohë e zakonshme, sepse kjo është një kohë lufte që bota do ta fitojë, ne do ta ftojmë, ne të gjithë duhet çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund ti shkaktohen shëndetit tanë dhe të njerëzve tanë.

Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe të njerëzve tanë më të dashur, duke kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e atyre që janë të sëmurë mes nesh.”

Kryeministri Rama i quajti task-forcat e ngritura nga presidenti Meta dhe opozita si të panevojshme, pasi qeveria e ka situatën nën kontroll:

“Në asnjë vend tjetër nuk është shfaqur task forcë alternative. Task forcë opozitare, task force presidenciale, task force dixhitale, për çfarë? Çfarë do nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë? Asgjë tjetër!

Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në disa task forca.”

Kryeministri Rama kundërshtoi dhe akuzat e opozitës se maskat e shpërndara tek mjekët janë të skaduara dhe po vënë në rrezik jetën e tyre dhe të gjithë pacientëve. Duke vendosur vetë një prej maskave, Rama u shpreh:

“Të thuash që këto janë maska të rrezikshme thjesht e vetëm të duash të përhapësh panik apo të harrosh që sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë por të luftojmë bashkë si shqiptarë dhe për shqiptarët kundër një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët kundër gadishmërisë së vet.

Kjo e maskave është njësoj si e karantinës për të cilën sot bashkë me maskat u pretendua se ishte prova flagrante e kapjes mat të qeverisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>