Vetingu shkarkon një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme

Nga Exit News
Vetingu shkarkon një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi sot nga detyra anëtarin prokurorin Adnan Kosova. Shkarkimi u arsyetua me probleme me pasurinë.

Tre anëtarë, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Ardian Hajdari, votuan pro shkarkimit, kurse anëtarët Ina Rama dhe Sokol Çomo votuan kundër.

Kosova u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

ONM arsyetoi se Kosova nuk dokumentonte dot marrjen e një shume kapari prej 1,5 milionë lekësh për shitjen e shtëpisë në vitin 1998.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>