Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka drejtuar disa pyetje Kryeministrit Rama, sot, në lidhje me përballimin e përhapjes së koronavirusit. Në një status në Facebook, Zoti Basha shkruan:
Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare.
Si do t’i paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura.
Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS?
Çfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese?.
Kryetari opozitës i ka kërkuar qeverisë të japi fonde për përballimin e kësaj situate, të ngrejë pavjone shtesë dhe të rrisë numrin e kiteve për analizën e koronavirusit:
“Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse”.
Basha falenderoi të gjithë ekipin mjekësorë në vend për punën e palodhur dhe profesionale në trajtimin e të infektuarve:
“Edhe njëherë nga zemra shpreh mirënjohjen më të thellë për […] të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë”.