Administrata Trump kërkon të joshë firmën gjermane për vaksinën kundër koronavirusit

Nga Exit News
Administrata Trump kërkon të joshë firmën gjermane për vaksinën kundër koronavirusit

Gjermania ka dyshime se administrata Trump po përpiqet të bindë një firmë gjermane, e cila po bën kërkime shkencore për një vaksinë të mundshme për koronavirusin, që të zhvendosë punën e saj kërkimore në Shtetet e Bashkuara.

Ky informacion i publikuar sot në The Guardian, u dha nga disa zyrtarë gjermanë të shqetësuar se Presidenti Trump po përpiqet të sigurojë që çdo vaksinë të ishte në dispozicion së pari në Shtetet e Bashkuara.

Oferta mësohet se i është bërë firmës gjatë një takimi më 2 mars në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë shefi ekzekutiv i firmës gjermane CureVac, Daniel Menichella.

Presidenti Trump mori pjesë shkurtimisht në takim, ndërsa i pranishëm ishte dhe  Zëvendës Presidenti Mike Pence, i cili kryeson grupin e menaxhimit të koronavirusit.

“Ne kemi shumë besim se do të jemi në gjendje të zhvillojmë potencialisht një vaksinë brenda disa muajsh,” tha Zoti Menichella në një deklaratë në ditën e takimit.

Por katër ditë më parë, më 12 mars, kompania CureVac njoftoi se Menichella, me nënshtetësi amerikane, po largohej nga kompania e bioteknologjisë, të cilën e kishte drejtuar për dy vjet.

Në njoftim nuk jepeshin arsyet për largimin e tij të papritur dhe thuhej se një nga themeluesit e firmës, Ingmar Hoerr, do të merrte drejtimin e kompanisë. Në njoftim, kompania falënderonte Zotit Menichella për një mori arritjesh, duke përfshirë “fillimin e programit tonë të vaksinave kundër koronavirusit”.

Më pas më 15 mars, kompania CureVac lëshoi një tjetër deklaratë për shtyp ku kundërshtoi lajmet në media për shitjen e kompanisë apo teknologjisë së saj në Amerikë:

“Kompania CureVac nuk të komentojë spekulimet aktuale në media dhe qartësisht hedh poshtë pretendimet në lidhje me shitjen e kompanisë ose teknologjisë së saj.”

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare. Por dy zyrtarë amerikë thanë në anonimat se lajmet e shkruara nga mediat gjermane, veçanërisht ato në lidhje me përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të blerë vaksinën, ishin të ekzagjeruara dhe të pabaza.

Administrata Trump deri tani ka folur me më shumë se 25 kompani që thonë se po bëjnë kërkime për një vaksinë të mundshme, shpjegoi një prej zyrtarëve. Sipas tij, Amerika do të ndajë me botën çdo zgjidhje që do të ketë në dorë.

Sidoqoftë, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer tha që Kancelarja Angela Merkel, e cila ka një marrëdhënie mjaft të tensionuar me presidentin Trump, do të mbajë një takim krize me ministrat të hënën qku do të flitet dhe për një strategji për të mbrojtur firmën gjermane.

I pyetur nga gazetarët nëse ministri kishte dijeni për lajmin se SHBA-të po tentojnë te blinin kompaninë gjermane, ministry tha se kishte dëgjuar për këto përpjekje “nga disa anëtarë të qeverisë dhe se kjo do të diskutohej në mbledhjen emergjente të qeverisë”.

Një zyrtar tjetër, i cili kërkoi të mos identifikohej sepse nuk është i autorizuar të flasë me mediat, tha se kompanisë iu ofrua një “shumë e madhe” parash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>