Kampioni serb i notit Milorad Caviç u përjashtua nga garimi në pjesën e mbetur të kampionatit evropian të notit pasi veshi një bluzë me parrullë kundër Kosovës në ceremoninë e marrjes së medaljes.
Teksa merrte medaljen e artë për një disiplinë të notit, Caviç veshi një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Paneli i disiplinës në Kampionatit Europian të notit vendosi se veprimet e tij përbëjnë “një veprim të qartë politik” dhe shkelje të rregullave të kampionatit. Federata serbe e notit u gjobit edhe me 10.800 dollarë.
Caviç nuk pranoi të flasë me gazetarët, por ekipi i tij deklaroi se do të apelojë vendimin. Sidoqoftë, nuk ka të ngjarë që procesi i apelit të përfundojë përpara fundit të kampionatit i cili po zhvillohet në Eindhoven.
Caviç duhej të merrte pjesë në provat për dy gara të tjera noti të premten dhe të shtunën, por për shkak të pezullimit, ai nuk do të marrë më pjesë.
Ish-presidenti serb Boris Tadiç dhe Ministri serb i Sportit Snezana Samardzic-Markoviç thanë se vendimi për pezullimin e notarit është ‘skandaloz’.
Pavarësisht përjashtimit nga gara, liderët e Serbisë e përgëzuan dhe uruan notarin për fitoren e tij.