Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e djeshme se “me rritjen e të prekurve nga Covid-19 duhet të shtohen edhe masat e parandalimit”.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.”
Për këtë Basha propozon:
— Gjendje e fatkeqësisë natyrore në gjithë vendin.
— Të mbyllen qendrat telefonike, fasoneritë dhe sipërmarrjet me numër të madh punonjësish në një hapësira të mbyllura.
— Të hartohet plan masash me afate të përcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve jetike.
— Të garantohen kushtet jetike të gjithë qytetarëve që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë dot nevojat e përditshme.