Katër prej 174 të infektuarve me koronavirus në vend janë fëmijë, 3 deri në 14 vjeç: dy prej tyre në Tiranë dhe dy në Lezhë.
Sipas databazës për të dhënat në kohë reale të Open Data Albania, personi më i ri me Covid-19 është një fëmijë 3-vjeçar.
Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj raportoi se dy fëmijët e prekur në Tiranë janë 3 dhe 13 vjeç. Ndërsa për moshën e fëmijeve të prekur në Lezhë ende nuk ka të dhëna.
Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini njoftoi se të katërt fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma të infeksionit dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Në 24 orët e fundit u zbuluan 28 persona të prekur nga koronavirusi. Për të lexuar më shumë për shpërndarjen gjeografike dhe të dhënat e tyre klikoni këtu.