Kryeministri Edi Rama është pyetur nga komentatori politik Arjan Vasjari në emisionin Real Story për të vlerësuar sjelljen e opozitës gjatë kësaj krize dhe nëse ai shikonte hapësira komunikimi dhe bashkëpunimi me të.
Kyreministri tha se opozita “ka një përmirësim në sjellje”. Ai e vlerësoi sjelljen e opozitës në fillimet e krizës së koronavirusit si “skandaloze dhe jashtë çdo lloj standardi”. Ai ka uruar që “ky përmirësim në sjelljen e opozitës të vazhdojë” edhe në të ardhmen.
Më tej, Rama la të nënkuptohet se politikanët sillen ndryshe jashtë kamerave kur nuk i shohin njerëzit.
Duke ju referuar mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku mori pjesë me ftesë të Presidentit Meta edhe Zoti Basha, ndonëse ai nuk është anëtar i këtij këshilli, Rama është shprehur se në mbledhje mes të treve ka patur një shkëmbim pikëpamjesh në mënyrë shumë të civilizuar.
Duke reflektuar mbi këtë civilitet, Rama u shpreh:
“Sa kam menduar gjynah që kur nuk ka kamera dhe nuk ka popull që ndjek aftësia për të qënë i civilizuar është kaq evidente. Sikur të ishte komunikimi publik si ajo mbledhje, Shqipëria do ishte nga pikëpamja e civilizimit politik një vend që s’do ti kishte zilinë vërtet shumë vendeve të Europës, për shëmbull Britanisë së Madhe fare një herë…”